Laçi vazhdon t’u besoje djemve te ri dhe i rradhes per te cilin kurbinasit “vene bast” eshte koplikasi Enis Çokaj. Ai eshte pjese e Lokomotives se Zagrebit dhe do te luaje si i huazuar me skudren qe tashme drejtohet nga trajneri Prenga.

Ka qene ky i fundit qe pat nderhyre vitin e kaluar per transferimin e ketij futbollisti 19 vjeçar ne Kroaci dhe pasi ai i kaloi me sukses testet, arriti te firmoste me Lokomotiven.

Por per momentin hapesirat ne ekipin e pare duken te pakta per mesfushorin shqiptar dhe per kete arsye, kroatet e kane mirepritur kerkesen e drejtuesve te Laçit per ta huazuar.

I riu nga Kopliku luan në qendër të mesfushës dhe bëhet lojtari i dytë që kurbinasit e marrin nga skuadra kroate. Në verë ishte Jon Mersinaj ai i cili iu bashkua bardhezinjve dhe po luan rregullisht. Trajneri Besnik Prenga e njeh mirë Çokajn dhe ka qenë vetë ai që e ka bërë këtë lëvizje.