Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKoplikasi Enis Cokaj shkëlqen edhe në Kroaci, renditet mes më të mirëve

Koplikasi Enis Cokaj shkëlqen edhe në Kroaci, renditet mes më të mirëve

Kampionati në Kroaci ka mbyllur javën e 12-të me Dinamo Zagreb që kryeson listën i ndjekur më pas nga Hajduku i Split. Shenja jo fortë pozitive në këtë fillim kampionati po tregon skuadra e Lokomotivës së Zagreb që renditet në vendin e 5-të, jashtë zonës për kupat europiane. Skuadra ku luan Myrto Uzuni dhe Enis Cokaj po ndalen nga barazimet duke mos thënë të njejtën paraqitje sit ë një sezoni më parë.

Megjithatë brenda ekipit nuk mungojë elementet që po bëjnë paraqitje mjaft të mira javë pas jave. Enis Cokaj është protagonist i formacionit të javës në Kroac pas ndeshjes me Hajdukun e Split.

Mesfushori i “Shpresave” na tregoi përgjatë 90’ minutave në “Elbasan Arena” se Bushi ka në grup një djalosh mjaft të talentuar. Vlerësim i bërë ky edhe nga mediat kroate të cilat e kanë përfshirë në njëmbëdhjetëshen më të mirë mesfushorin shqiptar.

Nga përshkrimi Enis Cokaj vlerësohet si një ndër dy lojtarët që vrapojnë më shumë në fushën e lojës. Në fakt nuk kishte si të justifikohej edhe ajo pikë e marrë nga barazimi i fundit me Hajdukun e vendit të dytë. Në rolin e një mesfushori shkatërrues, Cokaj i ka merituar plotësisht vlersimet e marra kohëve të fundi./Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments