Ngjarja e ndodhur ne Bosnje- Hercegovine dhe perdorimi i thikave mes pjestareve te peshengritjes shqiptare, padyshim qe ka bere nje buje te madhe diten e djeshme ne media. Por nderkohe, diten e sotme ka qene kryetrajneri i ekipit tone kombetar Artur Lagja qe permes nje reagimi ne rrjetet sociale, ka sqaruar gjithçka ka ndodhur duke qene prezent ne kete incident. Ja çfare shkruan ai:

Informim Publik

Do deshiroja te informoja opinionin publik ne cilesin e Kryetrajnerit te Ekipit Kombetar Shqiptar dhe ne cilesi deshmitari ne ngjarjen e disa koheve me pare midis Z.Dashamir Cakja dhe sportistit dhe trajnerit Z. Gripshi dhe Z. Nikolla.

Une jam personi qe kam mjekuar Sportistin Gripshi ne Ambulancen e Shkodres dhe i kam mundesuar sportistit ilacet dhe medikamentet e duhura qe plaga te ishte sa me mire dhe te rikuperohej.

Z. Cajka nuk eshte gje tjeter vecse nje njeri i gjendur aksidentalisht me sportin tone. Nje shpifes dhe mashtrues ordiner. Nje njeri perfitues , kercenues , gjobvenes dhe mashtrues i kalibrit te larte.Sportin jone nuk pranon ne gjirin e tij njerez mashtrues dhe kriminele.

Nje “President” konfliktual dhe perfitues nga sporti. Nje president qe ka patur vetem probleme ne klubin e Kamzes.
Prej atij njeriu atij klubi i jane larguar mbi 5-6 sportiste qe kane qene prej vitesh pjese e atij klubi qe ne kohen e te ndjerit Faik Nebiaj dhe u hoqen nga klubi ne momentin qe ky zoteri u vetshpall president klubi.

Mund te permend nder ta Mariglen Markun, Artur Kotaren , Kristi Bisgjonin e shume te tjere. Person i cili kercenoi djalin e te ndjerit nga frika se do i “zinte vendin”. Ceshtje te hapura neper komisariate dhe lehtesisht te verifikueshme. Person i cili afroj dhe largoi me dashakeqesi nga sporti trajnerin e madh Ilir Suli.

Person i cili largoj nga klubi sportistin e Elbasanit Z.Franko Ferra duke e perdorur ate per nje gare nderkombetare te mbajtur ne vitin 2022 dhe duke vene emrin e tij si Trajner (gje qe eshte e pa vertete sepse ai njeri nuk eshte marre kurre me kete sport dhe jo me te trajnoje) vetem per perfitime vetiake.

Nje “President” i cili largoj nga klubi nje njeri dashamires te sportit si Z. Sokol Cera vetem sepse zoti Cera ishte pretendent per te qene Shef i Klubit.

Nuk mund te jete rastesi qe ky “President” qenka kaq i zgjuar dhe dashamires ndersa personat e tjere qe kane lene gjakun per kete sport qenkan kaq te keqinj”.