Nga Gjergj KOLA

Te parin e organizuan ne Offenbach te Gjermanise ne dhjetorin e vitit te kaluar. Te dytin, me 30 mars ne Shkoder, nje kryveper organizimi çka beri qe “Fists of Fire” 2 te merrte vemendjen e duhur te mediave dhe te opinionit sportiv. E kemi fjalen per promotorin Mondi Ndou dhe dy koleget e tij, Melser Abdyli dhe Gjovalin Ndou.

Ata tashme i kane hyre nje rruge plot projekte ambicioze per boksin shqiptar dhe si rrjedhoje kuptohet qe planet kane filluar te behen. Ne fakt, Mondi duke folur per “Shkodra Sport” ka zbuluar nje enderr apo me mire te themi deshire te tij per te sjelle ne Shkoder nje event qe nuk eshte pare asnjehere dhe per te cilin do te fliste e gjithe bota. Megjithate fillimisht eshte ndalur tek aktiviteti qe u organizua pak dite me pare ne kryeqendren e Veriut.

“E kemi analizuar eventin qe organizuam ne Shkoder dhe padyshim qe kemi mbetur te kenaqur me menyren si shkoi. Kostoja e organizimit ka qene vertete shume e larte, por ia ka vlejtur per popullin e Shkodres, per axhen tone- Zef Gjonin dhe per boksieret shqiptare. Mendoj se gjithçka ka qene perfekte ne ate mbremje dhe prandaj jemi te kenaqur.

Prania edhe e dy emrave te medhenj te boksit boteror si ish- kampionet Roy Jones Jr. dhe David Haye, e zbukuruan edhe me shume kete event dhe ajo çka ka me shume rendesi eshte se te dy ata kane mbetur shume te kenaqur nga Shqiperia dhe shqiptaret dhe me shume mundesi do te vazhdojme te bashkepunojme serish ne te ardhmen”- eshte shprehur Mondi Ndou.

I pyetur nderkohe per planin e tij per eventin e rradhes, promotori i boksit zbulon nje tjeter ide dhe njekohesisht enderr qe tashme e ka ne mendjen e tij dhe qe do te beje çmos per ta realizuar ne te ardhmen. E ka zbuluar ekskluzivisht ne nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” kur shprehet:

“Deshira ime eshte te organizoj nje event boksi ne Kalane “Rozafa”. Ky eshte nje projekt madheshtor per te cilin na duhet te flasim edhe me Qeverine sepse vetem sebashku mund ta bejme realitet nje event ku do te jepet nje titull i larte Bote. Ne fakt ai ka qene i programuar per t’u zhvilluar ne “Colosseo” te Romes.

Po per arsye teknik, Roma nuk e ka pranuar kete aktivitet dhe une kam filluar kontaktet me organizatoret e ketyre ndeshjeve, per te pare mundesine e realizimit te tyre ne Shkoder. Me mbeshtetjen e Qeverise mund t’ia dalim ta organizojme ate dhe do te ishte diçka e mrekullueshme sepse e gjithe Bota do t’i kthente syte nga Shqiperia”./www.shkodrasport.com/