Si e vleresoj une pjesemarrjen e Peshengrites Shqiptare ne turneun Boteror qe po zhvillohet ne Tailande?

Mes 109 shteteve pjesemarrese dhe mbi 460 sportisteve konkurues… modestisht si asnjehere me pare ishte edhe Shqiperia vetem me nje sportist Briken Caljen. Nderkohe kjo ishte dhe gara e fundit kualifikuese per Olimpiaden e Paris 2024 qe do thote se ne Olimpiade Shqiperia mund te marre pjese vetem me nje sportist peshengrites.

-Si u paraqit Brikeni?

Per mua gara qe beri kishte momente interesante: ne stilin e pare te shkeputjes arriti, mbase nder te paktat raste ne karrieren e tij te realizoje 3 provat e mundeshme (145,150,152 kg) me permiresim te dukshem njera pas tjetres dhe po te kishte prova te tjera do vazhdonte te realizonte perseri gje qe tregon se besimi per mundesite i erdhi me vonese!

Ne stilin e dyte te shtytjes arriti 181 kg, ndersa ne 2 provat e fundit me 185 kg mendoj se i humbi mobilizimi dhe vendimemarrja finale. Per kete stil mendoj se duhej punuar më me intuite (duhej perdorur e shfrytezuar morali i larte qe Brikeni pati pas performimit ne shkeputje), pra duhej filluar nxemja pak me vone dhe te kerkohej që ne proven e pare nje rrezultat me kualifikues (183-184 kg) megjithate 333 kg eshte rezultat shume, shume i mire.

Nuk me pelqei aspak momenti kur percjelljen per tek shtanga ne pedanen e konkurimit e bente presidenti i federates dhe jo trajneri!!! Une mendoj se trajneri njeh me mire se askush tjeter natyren e sportistit te tij, ndaj ai din te zgjedhe dhe t’i transmetoje para provave fjalet e duhura qe do kene efektin e duhur. Kjo gje mungoi dhe trajneri ishte perhere larg vendit te duhur! Une e di se presidenti E.Gjoza e do shume sportin e peshengritjes, por kjo eshte shume pak per te permbushur nevojat qe sportisti ka ne planin teknik dhe psikologjik.

Brikeni justifikoj besimin dhe pritshmerite dhe ketu dua te bashkoj edhe shokun e tij te karrieres se gjate Erkand Qerimajn. Personalisht kam dhe do kem perhere respekt absolut per 2 sportistet B.Calja e E.Qerimaj. Mendoj se do ishte shume gabim qe mes tyre te benim sado pak diferencime. Te besh dallime cilesore mes tyre duhet te jesh injorant sporti dhe zemer keq.

Personaliteti i tyre sportiv ka qene dhe mbetet i jashtezakonshem. Ato se bashku kane shndritur me rezultatet e tyre fantastike, kane nderuar Shqiperine si askush tjeter dhe do mbeten ikona te pazevendesueshme te sportit shqiptar. Me zemer ju uroj te dyve sebashku jete te gjate e te shendetshme.

Une do sugjeroja qe te dy sebashku duke bashkepunuar edhe me te tjere si Ervis Tabaku, eksperiencen dhe dashamiresine e Sokol Bishanakut apo dhe ndonje tjetri si Karina te merren me nje drejtim bashkohor, premtues e shkencor te peshengritjes shqiptare. Tanime bagazhi i jashtezakonshem, dashuria per sportin dhe eksperienca e gjithaneshme qe Brikeni e Erkandi kane marre gjate karrieres se tyre te gjate duhet te bashkepunoj ngushte me te ardhmen e peshengritjes tone;ne menyre qe ajo te rizgjohet dhe te vendoset ne podiumin e nderit qe per shume dekada e ka merituar dhe e ka patur.

Me respekt dhe dashuri per gjithe sportistet dhe specialistet ne Shqiperi, ing.Petrit Hoxha.