Vllaznia e volejbollit te femrave e ka fituar edhe ndeshjen e dyte te fazes play-off ndaj Barletit dhe ka arritur te kualifikohet per ne gjysmefinale te kampionatit kombetar ku do te ndeshet me kampionen ne fuqi te vendit- Skenderbeun.

Pas fitores 3-2 ne kryeqytet ne ndeshjen e pare, sot ne “Qazim Dervishi” ka qene me e lehte per vajzat shkodrane. Ose me mire te themi ka qene keshtu pas perfundimit te setit te pare qe dhuroi shume emocione.

Ka qene Barleti qe udhehiqte 22-18 duke krijuar bindjen tek te gjithe ne pranishmit ne pallatin e sportit se do ta fitonte ai setin e pare, por Vllaznia nuk u “dorezua” per asnje moment. Edhe kur miket kaluan ne 23-20 apo 24-21. Me besimin ne vetvete, shkodranet arriten te barazojne ne 24-24 dhe ta çojne ndeshjen ne shtese, ku ne fund arrijne te fitojne 30-28.

Kaq ka mjaftuar qe vajzat kuqeblu ne dy setet e tjera ta kene me te lehte dhe si rrjedhoje arrijne te fitojne te dytin 25-18 dhe me pas edhe te tretin 25-20 duke fituar edhe krejt ndeshjen me rezultatin e paster 3-0.

Ne kete menyre me dy fitore ne dy ndeshje, Vllaznia e ka bere te panevojshme zhvillimin e ndeshjes se trete sepse kaq i ka mjaftuar per t’u kualifikuar per ne turin gjysmefinal ku do te ndeshet me ekipin e Skenderbeut./www.shkodrasport.com/