Vllaznia do te prese sot ne oren 15.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” ekipin e Korabit, ne nje sfide qe duket disi e parendesishme per te dy ekipet sepse tashme fati i tyre thuajse eshte percaktuar.
Vllaznia meqenese e ka siguruar ngjitjen ne Superlige, do t’i besoje kryesisht futbollisteve te rinj, por ne fakt edhe Korabi mesohet se do te vije ne Shkoder me shume mungesa. Kjo eshte bere e ditur nga ana e zevendestrajnerit Donald Mziu qe ne nje prononcim per “sportekspres.com” eshte shprehur:
“Pavarësisht se do të luajmë në Shkodër ndaj Vllaznisë, ne do të kemi 7 mungesa të në formacionin bazë. Osmani, Skuka, Dida, Trimi, Koçi, Kalluçi dhe Hoxha nuk do të jenë titullarë si zakonisht, por kjo nuk nënkupton nënvleftësim nga ana jonë, i cili as nuk mendohet. Por vetëm me skuadra të mëdha ne kemi mundësinë që të testohemi realisht, e në këtë rast të provojmë disa futbollistë të rinj”.
Ndërkohë që zëvendëstrajneri dibran tregon edhe arsyen e këtij formacioni që do të hedhin në ndeshjen ndaj Vllaznisë, por edhe mbështetjen për futbollistët e rinj. “Ne shpresojmë të luajmë me rivalitet dhe të nxjerrim një ndeshje të bukur. Në këtë aspekt, besojmë shumë se të gjithë lojtarët që do të aktivizojmë do japin maksimumin e tyre. Nuk do jemi inferiorë, për të thënë se synojmë një rezultat pozitiv”.
Vllaznia ka arritur kater fitore ne kete faze te trete te kampionatit dhe sot do te synoje te pesten rradhazi ndaj Korabit ne menyre qe te tregoje vlerat e saj para çdo kundershtari dhe te arrije shifra te rendesishme ne kete kampionat.