Kategoria e Parë rikthehet sot në fushën e blertë me takime interesante, e sidomos duelet e mbijetesës nw të dyja grupet, A dhe B. Nëse ndeshjet e “Play-Off” janë për prestigj apo afirmime lojtarësh të rinj, në garën e mbijetesës ka ende luftë sportive. Veleçiku pret Ilirinë në fushën e vet, ndërsa Shënkolli pret Burrelin. Pothuajse të katërta ekipet janë në garë për mbijetesën, pasi janë ende 12 pikë në lojë!

Vllaznia tashmë ka shansin që të shkëputet më shumë, por edhe të testojë lojtaët e rinj që janë në dispozicion të trajnerit Canaj dhe klubi i ka me prioritet.

Në Grupin B, në “Play-Off”, Egnatia, Oriku e Lushnja janë të qeta, pasi nuk kanë shanse që të ngjiten e as të bien. Tashmë u duhet që të mos prishin garën për kreun, me Bylisin që është në vend të parë me 6 pikë më shumë se Besa e vendit të dytë.

Gara për mbijetesën duket e fortë, me Pogradecin që pret Elbasanin dhe një ndeshje për t’u ndjekur është ajo mes Tomorit e Apolonisë. 12 pikë janë shumë dhe ekipet nuk kanë siguruar asgjë…! Ja ndeshjet që luhen sot dhe nesër…

KATEGORIA E PARË / Java e 24

Grupi A / Play-off

E shtunë, 20 prill 2019

Ora 15:00 / Vllaznia-Korabi (“Loro Boriçi”)

Ora 16:00 / Erzeni-Besëlidhja

Dinamo-pushim

Grupi A / Play-out

E shtunë, 20 prill 2019

Ora 16:00 / Veleçiku-Iliria

Ora 16:00 | Shënkolli-Burreli

Vora-pushim

Grupi B / Play-off

E shtunë, 20 prill 2019

Ora 16:00 / Bylis-Lushnja

Ora 16:00 / Besa-Egnatia

Oriku-pushim

Grupi B / Play-out

E diel, 21 prill 2019

Ora 15:00 / Pogradeci-Elbasani

Ora 15:00 / Tomori-Apolonia

Turbina-pushim