Trajneri Christian Panucci është shprehur i kënaqur me fitoren e marrë kundër Uellsit mbrëmjen e sotme. I intervistuar nga RTSH, ai ka thënë:

Ndeshja: “Duhej të reagonim dhe e kanë bërë. Edhe pse ka qenë një miqësore, kemi ditur të vuajmë. Ky grup ka treguar se është akoma i bashkuar”.

Ndryshimi taktik: “Kemi patur më shumë ekuilibër dhe më përpara kam thënë se përgjegjësitë kanë qenë të miat”.

Lojtarët: “Kam parë se skuadra ishte në formë dhe dilte në kundërsulm dhe duhet të kuptojmë se nuk kemi 40 lojtarë dhe sot doja një përgjigje nga ata që luajtën kundër Skocisë”.

Takimi me lojtarët pas ndeshjes: “Kam shkuar për t’i dhënë dorën arbitrit dhe lojtarët kanë kaluar aty. Ndryshimet taktike? Thashë që gabova dhe duhej të ndryshoja. Gjithsesi, kemi patur probleme pavarësisht fitores”.

“Lojën apo rezultatin? Unë zgjedh të luaj keq dhe të fitoj, përndryshe vuaj shumë. Në fund ka rëndësi vetëm rezultati. Ka qenë një 2018-të shumë e vuajtur, sepse dua ta bëj punën time në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Panucci.