Fantastike, Kosova arrin që të shpartallojë Azerbajxhanin në “Fadil Vokrri” duke e mundur 4-0, me një lojtar si Arbër Zeneli, i cili shënoi tre herë në portën e azerëve dhe realizimin e Rramanit. Një ndeshje e madhe në një stadium të tejmbushur, ndonëse në kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Me këtë sukses Kosova arrin që të fitojë grupin e tretë me 14 pikë, duke dominuar në çdo aspekt ndaj kundërshtarëve të saj në grup. Skuadra e Shaland tani do të tentojë që të arrijë kualifikimin në Europian, duke shfrytëzuar skemën e Ligës së Kombeve. Kosova është vetëm 2 ndeshje larg Europianit, ku do i duhet që të matë forcat me Maqedoninë, Gjeorgjinë ose Bjellorusinë.

“Dardanët” edicionin e ardhshëm të Ligës së kombeve do të jenë në Ligën C, por fillimisht do të synojnë që të fitojnë Ligën D. Duke parë paraqitjen e tyre shanset janë reale që në Europianin e vitit 2020 tra shoshim këtë ekip në europian.