HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKorçarët pa katër titullarë, si pritet të rreshtohet Skënderbeu ndaj Dinamos

Korçarët pa katër titullarë, si pritet të rreshtohet Skënderbeu ndaj Dinamos

Vangjel Zguro, Jorgo Meksi, Melos Bajrami dhe Agnaldo Moraesh janë mungesat e sigurta të Skënderbeut në ndeshjen e sotme kundër Dinamos.

Trajneri Migen Memelli pritet të rreshtojë një formacion me më shumë lojtarë ofensivë, duke kërkuar pa diskutim fitoren. Skema pritet të jetë 3-4-3, por që me pozicionimin e lojtarëve në fushë, një rol kryesor do të ketë Mara.

Ky i fundit do të luajë afër sulmuesit kryesor, Mensah. Ndërkohë, ka një balotazh mes Pusit dhe Berishës, por me këtë të fundit që duket më i avantazhuar për ta nisur nga minuta e parë. Skënderbeu nuk fiton në kampionat që prej 18 dhjetorit 2021.

Ai ndodhet ne pozite mjaft te veshtire ne renditje dhe i duhet patjeter qe te fitoje sot per te tentuar ngjitjen por me mungesat e mesiperme sigurisht qe nuk do ta kete aspak te lehte.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments