Përfaqësuesja e Kosovës nuk ia ka dalë të marrë pike, në ndeshjen e dytë në grupin e saj të Ligës C ndaj Greqisë. “Dardanët” janë mundur në shtëpi me shifrat 0-1, në një sfidë të cilën e kanë mbyllur me 9-futbollistë pas dy kartonëve të kuq.

Ekipi i drejtuar nga Alain Giresse e nisi ndeshjen në sulm dhe dukej se mund të konkurronte me Greqinë për të marrë pikët e plota dhe për të kërkuar kreun e grupit. Megjithatë, një gjuajtje nga jashtë zonës e Bakasetas mposhti Muriç dhe ndryshoi planet, pasi “Dardanët” nuk ditën të reagonin, duke rrezikuar edhe të pësonin golin e dytë.

Në fraksionin e dytë të lojës, kur Kosova dukej më kërkuese, erdhi kartoni i kuq i Alitit dhe kjo ua bëri të thjeshtë grekëve administrimin në minutat e fundit. Kartoni i kuq i Muriç i vendosi vulën një ndeshje, ku thuajse gjithçka shkoi mbrapsht për Kosovën, e cila tashmë duhet të mendojë që të mos humbasë më pikë në ndeshjet e rradhës. /Maringlen ZHIVANI/

Kosovë-Greqi 0-1

Goli: Bakasetas 36’

Kosova (4-2-3-1): Muriç, Kastrati, Kryeziu, Rrahmani, Aliti, Loshaj (Berisha 75’), Fazliji (Dreseviç 76’), Zhegrova (Ujkani 90’+3), Rashica (Bytyqi 57’), Zeneli (Kololli 57’), Muriqi (në dispozicion: Bekaj, Domgjoni, Idrizi, Muslija, Rrudhani, Sahiti) Tr: Alain Giresse

Greqia (4-3-3): Vlachodimos, Baldock, Mavropanos, Chatzidiakos, Tsimikas, Bakasetas, Kourbelis (Siopis 56’), Mantalos (Bouchalakis 86’), Limnios, Masouras (Douvikas 78’), Giakoumakis (Pavlidis 57’) Tr: Gus Poyet

Gjyqtar: J. Beaton

Kartonë të verdhë: Fazliji 48’, Aliti 51’, 72’, Rrahmani 75’ / Giakoumakis 29’, Kourbelis 34’

Kartonë të kuq: Aliti 72’, Muriç 90’+1