Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edoardo Reja duket se ka fiksuar titullarët për sfidën e mbrëmjes së sotme me Islandën.
Shqipëria do të rreshtohet si zakonisht me skemën 3-5-2, ku kapiteni Berisha do të jetë në portë, ndërsa në mbrojtje përkrah Gjimshitit dhe Ismajlit do jetë edhe Kumbulla.

Duke njohur forcën e sulmuese të Islandës, në fazën defensive kuqezinjtë do të kalojnë me rreshtimin me 5 mbrojtës, me Balliun nga e djathta dhe Hysajn nga e majta që do të ndihmojnë. Në qendër të mesfushës do të jetë Klaus Gjasula, ndërsa konfirmohen edhe Çekiçi dhe Abrashi.

Duke vlerësuar kontingjentin që trajneri Edoardo Reja ka në dispozicion, në sulm trajneri pritet të hedhë dyshen Seferi-Çikalleshi, edhe pse nuk përjashtohen surpriza nga Vrioni apo edhe te aktivizimi i Asllanit dhe Bajramit. Megjithatë, mbetet për t’u parë deri pak para fillimit.

Ndeshja Islandë-Shqipëri do të luhet mbrëmjen e sotme në Reykjavik, duke nisur nga ora 20:45.
Maringlen ZHIVANI