Në Kosovë ka shpërthyer përsëri Koronavirusi, teksa së fundmi është regjistruar një numër i madh të prekurish dhe viktimash.
Pikërisht kjo situatë e krijuar, ka detyruar qeverinë të rikthejë edhe njëherë masat shtrënguese, në mënyrë që qytetarët të mos rrezikojnë më shumë.
Në serinë e masave të marra, qeveria ka njoftuar edhe mbylljen e të gjithë aktiviteteve sportive në këtë vend.
Megjithatë përjashtim bën vetëm futbolli, me Superligën e Kosovës dhe Kupën që do të vazhdojnë të luhen.
“Në vazhdim të masave tjera të luftimit dhe parandalimit të COVID-19, qeveria ka pezulluar veprimtarin e çerdheve publike dhe private: aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e qeverisë, të publikuar nga “Gazeta Olle”.