Bayern Munich është turpëruar në udhëtimin në Frankfurt, duke u mposhtur me rezultatin 5:1.
Bayern ka regjistruar tjetër paraqitje negative, duke humbur edhe hapin me liderët e Borussia Monchengladbach.
Kjo paraqitje ka bërë që të rikthehen kritikat për Niko Kovac, pozita e të cilit tashmë ka marrë një lëkundje serioze.
Trajneri kroat ka dhënë pas ndeshjes disa komente, ku nuk ka arsyetuar as kartonin e kuq për rezultatin negativ.
“Loja shkoi pikërisht ashtu siç ne nuk donim” ka thënë fillimisht Kovac.
“Edhe me një lojtar më pak nuk mund të humbësh 5:1 këtu. Kjo është zhgënjyese” ka thënë trajneri i bavarezëve.
Mbetet të shihet nëse bordi drejtues do ta ftojë për ndonjë mbledhje urgjente, duke pasur parasysh kritikat e panumërta.