Per basketbollin shkodran dhe ate shqiptar ditet e fundit ka mberritur nje lajm shume i mire. Arbitri Fatjon Malevi ka marre stemen nderkombetare dhe tashme eshte nje arbiter i FIBA-s.

Ne fakt, me shume sesa per basketbollin shqiptar, ky eshte nje lajm shume i mire per Shkodren. Kjo sepse Malevi behet kesisoj i pari arbiter shkodran qe e merr kete steme.

Lajmi e ka bere te ditur per “Shkodra Sport” nje nga emrat e njohur te arbitrimit, pikerisht ish- arbitri, ish- kryetari i kolegjiumit te arbitrave te Shkodres, tashme ne rolin e vezhguesit, Fuat Vjerdha.

“Ditet e fundit nje arbiter shkodran qe ne fakt prej disa kohesh eshte pjese e kolegjiumit te Tiranes, pikerisht Fatjon Malevi, eshte bere arbiter nderkombetar. Kjo eshte nje ngjarje e shenuar per arbitrimin shkodran sepse ai behet i pari pjestar ne gjithe historine e tij qe merr kete steme te FIBA-s”- ka thene Vjerdha.

Kolegjiumi i basketbollit te Shkodres ne vite ka patur shume emra te nderuar te cilet kane lene gjurme me arbitrimin e tyre, por ne fakt anjeri prej tyre nuk ka patur stemen nderkombetare. Ja pse, Fatjon Malevi hyn ne histori si i pari shkodran qe e merr nje te tille./SHKODRA-SPORT.COM/