uperiorja ka hyrë në një fazë tepër interesante! Kur janë luajtur 22 javë, kampionati kryesohet me meritë nga Tirana që pas triumfit ndaj Laçit ditën e shtunë, e thelloi diferencën në +6 nga kurbinasit që janë pozicionuar në vendin e dytë.

Në vend të tretë dhe të katërt janë pozicionuar Kukësi dhe Vllaznia, që nuk arritën të përfitonin nga ndalesa e Laçit, teksa nuk shkuan më shumë se barazimi në ndeshjet e tyre respektive. Partizani duket se është pozicionuar në mesin e artë të renditjes, teksa garë e ethshme pritet të jetë ajo e mbijetesës.

Skënderbeu, Kastrioti, Dinamo dhe Egnatia, do të luftojnë deri në fund, për të qëndruar në elitën e futbollit shqiptar. Në ujëra të turbullta është duke notuar edhe skuadra kampione në fuqi, Teuta. “Djemtë e Detit” ndodhen vetëm 5 pikë larg nga zona e ftohtë.

Në hulumtimin e “Panorama Sport”, për sa i përket krahasimit të pikëve me javën e 22-të të sezonit të kaluar, rezulton se skuadrat që kanë rikuperuar më shumë pikë në këtë krahasim janë Tirana, Kukësi, Laçi dhe Skënderbeu. Ndërkohë lista e bilanceve negative kryesohet nga Teuta me -15 pikë, e ndjekur nga Kastrioti, Partizani dhe Vllaznia.

Renditja java 22 sezoni i kaluar

DIFERENCA E PIKËVE NGA KRAHASIMI I RENDITJEVE:

TIRANA +17 pikë

LAÇI +3 pikë

KUKËSI +8 pikë

VLLAZNIA – 6 pikë

PARTIZANI -9 pikë

TEUTA -15 pikë

KASTRIOTI -10 pikë

SKËNDERBEU +4 pikë