Kristal Abazaj e quan skuadër luksi Tiranën në një intervistën te dhene për “Panorama Sport”, pak orë pasi bardheblutë e kanë zyrtarizuar si lojtarin e tyre më të ri në ekip.
Klubi bardheblu e ka bërë diçka të tillë me anë të një videoje mjaft interesante në rrjetet sociale dy ditë më parë. 26-vjeçari është shfaqur me fanellën bardheblu dje në stërvitje, teksa pritet t’i japë një dorë skuadrës për arritjen e objektivave.
Abazaj ka luajtur më parë për Osijek, Anderleht apo edhe Istanbulspor. Gjithashtu, lojtari në fjalë mbahet mend nga tifozët shqiptarë, pasi ka luajtur edhe në vendin tonë me Luftëtarin dhe Kukësin.
Edhe pse Tirana ka afruar shumë lojtarë cilësorë këtë verë, afrimi i Abazajt do të thotë që bardheblutë janë skuadra bombë në Shqipëri. Lojtari pas dëmtimit është aktivizuar 185 minuta në pesë ndeshje të Superligës turke.
Abazaj u largua pak ditë më parë nga Istanbulspori, ekip me të cilin numëron pesë paraqitje sezonale në kampionatin turk. Nga ana tjetër lojtari doli dje në stërvitje, por ende nuk është gati për të qenë në fushën e lojës.
Gjate intervistes se tij Abazaj eshte pyetur edhe per ate se cilat ekipe sheh si rivale te Tiranes ne luften per titullin kampion dhe pergjigja e tij ka qene: “Me çfarë ka treguar deri tani fusha dhe kampionati, dy kundërshtarët e Tiranës për titull janë Partizani dhe Vllaznia”.