Me fitoren e sotme ndaj Shënkollit, diferenca e Vllaznisë me Erzenin e vendit të dytë ka shkuar në shtatë pikë. Në pamje të parë konsiderohet një diferencë e mjaftueshme për të ruajtur shkëputjen dhe për të shkuar e sigurtë drejt Superligës, por në fakt nuk është kështu. Renditja aktuale e kampionatit është kjo si më poshtë pas javës së 16-të:

Por në fakt kjo diferencë nuk është gjithçka. Mjafton të bëjmë përgjysmimin e pikëve dhe do ta kuptosh këtë gjë. Nëse e zëmë që faza e dytë e kampionatit do të mbyllej sot, ja cila do të ishte renditja e kampionatit dhe ndarja e dy pesësheve:

Pra, diferenca në mes Vllaznisë dhe Erzenit do të ngushtohej në vetëm tre pikë ndërsa me Dinamon e vendit të tretë diferenca do të ishte pesë pikë, me Besëlidhjen e vendit të katërt 6 pikë dhe me Korabin e vendit të pestë shtatë pikë.

Në këtë aspekt, të gjithë ekipet do të jenë në garë për vendin e parë dhe shkodranët nuk do kishin asgjë të siguruar. Për këtë arsye, atyre u duhet të marrin gjashtë pikët e mundshme në dy ndeshjet e mbetura të kësaj faze, duke shpresuar në thellimin e distancës me ndjekësit.
© shkodrasport.com