Ndryshe nga 17 vjeçaret, ekipi i 19 vjeçareve te Vllaznise vazhdon te jete ne krize rezultatesh. Ai edhe sot ka vuajtur shume ne perpjekjet per te fituar ndaj Skenderbeut, por gjithçka eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 1-1.
Kuqeblute e trajnerit Edmond Doçi kane kaluar shume shpejt ne avantazh, teksa qe ne minuten e 9-te ka qene sulmuesi Ersi Zaganjori ai qe me nje goditje denimi e ka derguar topin ne rrjeten e portes korçare.
Pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat 1-0 per Vllaznia U17 nderkohe qe ne fundin e pjeses se pare ka ardhur edhe nje karton i kuq per futbollistin Gora te Skenderbeut. Kjo krijoi idene se shkodranet do ta kishin te lehte fitoren ne pjesen e dyte por nuk do te ndodhte keshtu.
Madje kane qene korçaret te cilet ne minuten e 58-te kane arritur te barazojne me ane te futbollistit Hasaj dhe me pas, pavaresisht perpjekjeve nuk ka patur gol tjeter dhe gjithçla eshte mbyllur me rezultatin e barabarte 1-1.
Me pikën e marrë sot, Vllaznia U-19 shkon në kuotën e 14 pikëve duke u renditur në vendin e shtatë. Tabeën e klasikimit për Superligën U-19 e kryeson Apolonia dhe Tirana me nga 27 pikë. Më pas vijnë Partizani 19, Skënderbeu 18, Laçi 16, AF Tirana 14, Vllaznia 14, Teuta 14, Internacional 8, Dinamo 6./SHKODRA-SPORT.COM/