Vllaznia U17 vazhdon te beje mire ne kampionat dhe sot ka marre fitoren e tete rradhazi. Kete here ka mundur 2-0 Skenderbeun ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”, por ka qene nje fitore jo e lehte per t’u arritur.

Nje gje e tille pranohet edhe nga vete trajneri Gilman Lika i cili ne prononcimin e tij per “Shkodra Sport” pas ndeshjes eshte shprehur se vete formula e kampionatit, e ben te veshtire garen.

“Është vetë formula e kampionatit e tillë, me të gjitha ekipet shumë të forta. Lojtarët më të mirë janë përfshirë në këto 10 skuadra. Ndeshja nuk ishte e lehtë për t’u fituar, por gjithsesi falë mundit dhe sakrificës që kanë bërë këto djem, ia dolëm. Gjë e vecantë humbja e rasteve të shumta. Jam shumë i lumtur që ekipi krijon raste. Pas pjesës së parë, ekipit i thashë se fitorja nuk ishte aq e rëndësishme sa mënyra e lojës”.

Ne disa prej ndeshjeve, ato jane zgjidhur nga sulmuesi Kubazi, ndersa sot ka qene futbollisti tjeter Ara ai qe ka vendosur takimin me Skenderbeun duke i shenuar te dy golat qe sollen edhe fitoren. I pyetur nese Vllaznia U17 ne njefare menyre eshte e varur nga keto dy lojtare, trajneri Lika shprehet:

“Jane dy lojtare te cilet ne manovren sulmuese bejne shume mire dhe une nuk besoj se ka lojtarë më të mirë në Shqipëri se Ara dhe Kubazi, për sa i përket pjesës së sulmit”.

Te plote prononcimin e trajnerit te Vllaznia U17 Gilman Lika mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: