Vllaznia është rikthyer ditën e sotme në fushën e blertë të stadiumit Loro Boriçi, për të kryer seancën e parë stërvitore pas disa ditëve pushim. Kuqeblutë të cilët e mbyllën vitin kalendarik më një fitore 4-0 ndaj Teutës, nuk duan të humbin ritmin e tyre dhe në startin e vitit të ri.
Mirel Josa kërkon që lojtarët të mbajnë ritmin e duhur që në ndeshjen e parë të janarit ekipi të jetë me forcat maksimale. Përgatitësi atletik, Mihail Tzokov ka udhëhequr seancën e sotme.
Stërvitja do të vijojë deri në ditët e fundit të vitit dhe më pas ekipi do të rikthehet në ditët e para të janarit 2023. Te pakten keshtu shkruhet ne publikimin e vete klubit shkodran:
“Pas disa ditësh pushimi, ekipi i Vllaznisë i është rikthyer sërish procesit stërvitor teksa futbollistët nën drejtimin e përgatitësit atletik Mihail Tzokov duke zhvilluar seancën e rradhës.
Kuqeblutë do të jenë në stërvitje deri në ditët e fundit të këtij viti, për t’u shpërndarë më pas pranë familjeve të tyre për festat dhe për t’u rikthyer sërish në fushë në ditët e para të vitit të ardhshëm”.