Titulli kampion i fituar në Durrës  mbrëmjen e djeshme, nuk mund të kalonte pa një festë edhe në Shkodër. Basketbollistët e Vllaznisë kane mberritur ne oret e vona te mbremjes ne sheshin kryesor te qytetit te shoqeruar nga shume tifoze qe kishin qene me ta ne Durres ku jane pritur nga te tjere tifoze dhe te gjithe sebashku kane festuar per minuta te tera. Por festa me pas eshte spostuar edhe ne zyren e kryebashkiakes Ademi e cila i ka pritur dje uruar per suksesin e arritur dhe pervec trajnerit Gjecaj dhe basketbollisteve, ka falenderuar edhe presidentin Dibra per mbeshtetjen e dhene skuadres. “Vetë ky titull kampion që ju fitoni për të tretin vit me rradhë, besoj se mjafton për të treguar se na keni bërë të ndjehemi krenarë me ju dhe këtë nuk e them vetëm në aspektin personal por besoj në emër të të gjithë Shkodrës. Kjo është një arritje e madhe e ju basketbollistëve, trajnerëve tuaj por edhe e presidentit Dibra që ju ka qëndruar afër dhe ju ka mbështetur për arritjen e këtyre sukseseve. Sonte (mbrëmë) është vonë por meqë ishim në zyrë duke punuar, desha t’iu pres menjëherë dhe t’iu uroj për këtë sukses por besoj se në ditët e ardhshme, Bashkia do të shtrojë një darkë festive për ju sepse e meritoni”- ka thënë kryebashkiakja. Ndërkohë trajneri Gjeçaj ka vlerësuar triumfin e tretë rradhazi të ekipit që drejton duke thënë se nuk ka qenë aspak e lehtë. “E kam thënë vazhdimisht gjatë këtij sezoni se do ishte kampionati më i bukur i viteve të fundit, me një rivalitet të fortë në mes katër ekipeve. Triumfuam ne sepse treguam që jemi ekipi më i mirë, kemi lojtarët më të mirë në dispozicion, kemi tifozët më të mirë dhe padyshim edhe presidentin më të mirë, z. Sokol Dibra që ka meritën më të madhe tek ky sukses. U bënë tre tituj tashmë dhe besoj se do të vazhdojmë sërish edhe në të ardhmen me të tjera trofe”- është shprehur “arkitekti” i këtyre sukseseve. Shpallja per te tretin vit me rradhe kampion e Vllaznise ne basketboll sigurisht qe eshte nje arritje e madhe dhe ne ditet e ardhshme pritet te kete te tjera festa per te. Nje sukses i cili ka marre nje jehone te madhe ne kete qytet ndoshta ngaqe edhe ai prej vitesh vuan nga ecuria e ekipit te futbollit dhe ne kete menyre kane rigjetur kenaqesine me titujt kampione ne basketboll.

© shkodrasport.com