Tuesday, February 24, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKryeministri i Italisë firmos dekretin: Ndalohen aktivitet sportive deri më 3 maj

Kryeministri i Italisë firmos dekretin: Ndalohen aktivitet sportive deri më 3 maj

Rifillimi i sezonit aktual të kampionatit italian është gjithnjë e më larg, duke qenë se kryeminitri i Italisë, Xhuzepe Konte, ka firmosur dekretin e ri për shtyrjen e aktiviteteve sportive deri datë 3 maj.

Në dekretin që mban firmën e kryeministrit lexohet qartë se ndalohet çdo lloj aktiviteti sportiv në vende publike apo dhe private, si dhe çdo lloj seance stërvitore.

“Deri datë 3 maj, çdo lloj aktiviteti dhe kompeticioni sportiv i të gjitha formave dhe disiplinave është i pezulluar, qoftë në vende publike apo private.

Seancat stërvitore për atletët profesionistë dhe joprofesionistë në impiantet sportive të çdo lloj forme janë gjithashtu të pezulluara”, shkruhet në dekret.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments