E ardhmja e Armando Vajushit do të jetë përsëri në Itali. Mesfushori ofensiv, i cili kaloi disa muaj në Shqipëri si pjesë e ekipit të Teutës në pjesën e parë të vitit 2019, tashmë është në bisedime për të vazhduar edhe një herë karrierën përtej Adriatikut.

Futbollisti kishte bërë të ditur se kishte ardhur në Shqipëri që të gjente formën më të mirë dhe pasi ka lënë pas disa probleme fizike që e kanë shqetësuar në vitet e fundit, ka nisur bisedimet konkrete me dy ekipe në Serinë C.

I pari është Avelino, klub në të cilinë është aktivizuar edhe në vitin 2018. Lojtari nuk ka fshehur vazhdimisht dëshirën të kthehej pjesë e tij dhe tani që është futbollist i lirë, mund ta bëjë realitet.

Ndërkohë, skuadra tjetër është ajo e Potencës, e cila po mendon të ndërtojë një formacion që të pretendojë një ngjitje historike në Serinë B. /vipsport/