A do të qëndrojë te Napoli? Ka shanse t’i bashkohet Sarrit te Juventusi? Sa është oferta që ka bërë Atletiko Madrid për shkodranin? Të gjitha këtyre pyetjeve u përgjigjet babai i futbollistit, Gëzimi. Kush më mirë se i ati e njeh situatën e tij…?
Në intervistën ekskluzive për “Panorama Sport”, Gëzim Hysaj rrëfen prapaskenat e orëve të fundit, por thekson se i biri ndihet mirë në Napoli. “Elsi (Hysaj) ka edhe dy vite kontratë. Ndihet shumë mirë në Napoli. Me qytetin dhe tifozët kemi një raport të shkëlqyer. Napoletanët janë shumë të ngjashëm me shqiptarët, madje akoma më shumë me shkodranët. Kemi miq aty dhe realisht im bir ndihet shumë mirë”, thotë babai i Hysajt.
Çfarë po ndodh me Hysajn, pse është lënë jashtë listës së të grumbulluarve të Napolit?
Nuk është e vërtetë kjo. Lista që ka publikuar Napoli është paraprake, por për saktësim po ju them se të gjithë futbollistëve të Napolit që janë thirrur së fundmi nga kombëtaret e tyre u është dhënë leje deri më 12 korrik. Kjo është e vërteta.
A do të jetë Hysaj pjesë e Napolit edhe për sezonin tjetër?
Së pari dua të them se Elsi (i biri) është shumë i lumtur te Napoli. Ai ka edhe dy vite kontratë. Ndihet shumë mirë në Napoli. Me qytetin dhe tifozët kemi një raport të shkëlqyer. Napoletanët janë shumë të ngjashëm me shqiptarët, madje akoma më shumë me shkodranët. Kemi miq aty dhe realisht im bir ndihet shumë mirë. Sa i përket të ardhmes unë mund t’ju them se për momentin kemi një ofertë zyrtare për Hysajn.