Komiteti Ekzekutiv zhvilloi ditën e sotme mbledhjen e radhës, ku u morën disa vendime të rëndësishme mbi skemat e kategorive të futbollit, refuzimin e Ligës Profesioniste për të çuar në 5 numrin e të huajve në Superiore, si dhe përcaktoi datat e nisjes së kampionateve.

KATEGORIA SUPERIORE – Kështu, Komiteti Ekzekutiv i FSHF miratoi strukturat dhe skemat për Kategorinë Superiore, Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë nga sezoni ardhshëm deri në sezonin 2022-2023. Nga sezoni 2019-2020 nga Kategoria Superiore do të zbresin direkt dy skuadra (vendi i 9 e 10) dhe vendi 8-të do të luajë një play-out me fituesen e play-offit të Kategorisë së Parë.

Play-offi i Kategorisë së Parë është produkt i vëndeve të dyta të Grupeve A dhe B në këtë kategori, të cilat do të luajë një ndeshje finale ndërmjet tyre për të shpallur fituesen që do të luajë me vendin e 8-të të Kategorisë Superiore. Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin e skuadrës që është renditur në vendin e tetë të Kategorisë Superiore. Kategoria Superiore do të fillojë më datë 24 Gusht 2019 dhe do të mbyllet më datë 23 Maj 2020.

KATEGORIA E PARË – Kategoria e Parë në sezonin 2019-2020 ka strukturën me 20 skuadra. Dy grupe A dhe B me 10 skuadra dhe luhen 2 faza të rregullta me 18 ndeshje. Në fazën e tretë play-off për tu ngjitur në Kategorinë Superiore luajnë skuadrat e renditura nga vendi i 1( parë) deri në vendin e 4 ( katërt). Ndeshjet luhen me sistem vajtje-ardhje. Pikët e grumbulluar në dy fazat e para do të llogariten të plota në këtë fazë. Skuadrat që renditen të para ne grupet A dhe B ngjiten menjëherë në Kategorinë Superiore.

kategoria-e-pare-470×308-470×308-470×3081-470×3081-470×308

Skudrat e renditura në vendin e 2 (dytë) në Grupet A dhe B do të luajnë ndeshje finale me një takim për të përcakutar skuadrën e cila do të luajë ndeshje play-off me një takim me skuadrën e renditur ne vendin e (8) tete te Kategorise Superiore. Faza e tretë play-out që do të përcaktojë skuadrat që do të zbresin në Kategorinë e Dytë. Në këtë fazë luajne skuadrat e renditura nga vendi i 5( pestë) deri në vendin e 10 (dhjetë). Ndeshjet luhen me sistem vajtje-ardhje.

Pikët e grumbulluara në dy fazat e para do të llogariten të plota në këtë fazë. Vendi i 9 (nëntë) dhe vendi i 10 (dhjetë) i grupeve A dhe B zbresin menjëherë në Kategorinë e Dytë. Vendi i 8 tetë i grupit A do të luajë ndeshje play-off me vendin e dytë të Kategorisë së Dytë, Grupi B. Vendi i 8 (tetë) i grupit B do të luajë ndeshje play-off me vendin e dytë të Kategorisë së Dytë, Grupi A.

Kategoria e Parë do të fillojë më datë 14 Shtator dhe do të përfundojë në datë 16 Maj.

Skema e Kategorisë së Parë për katër sezonet e ardhshme do të jetë:

Sezoni 2019-2020 me 20 skuadra

Sezoni 2020-21 me 18 skuadra

Sezoni 2021-2022 me 16 skuadra

Sezoni 2022-2023 me 14 skuadra

*Shënim: Ekipet e KF Iliria dhe KF Shënkolli bazuar në kriteret e licensimit janë kaluar në grupin B për shkak se KF Ilira financohet nga Bashkia Krujë që financon njëkohësisht edhe KF Kastriotin , si dhe KF Shënkolli që financohet nga Bashkia Lezhë që financon njëkohësisht dhe KF Besëlidhjen.

KATEGORIA E DYTË – Ndryshime do të pësojë edhe skema dhe struktura e Kategorisë së Dytë. Sezoni 2019-2020 do të jetë me 26 skuadra, sezoni 2020-2021 me 24 skuadra, 2021-2022 me 22 skuadra dhe 2022-2023 me 20 skuadra. Kategoria e Dytë do të fillojë më datë 21 Shtator dhe do të përfundojë më datë 16 Maj 2020.

Këto ndryshime në strukturën dhe skemës nga Kategoria Superiore deri në Kategorinë e Dytë janë bërë me qëllim rritjen e cilësisë dhe garës sportive në të gjitha nivelet.