Në paraditen e djeshme administratori Suad Lici dhe trajneri Mirsad Jonuz kanë bërë një takim kokë më kokë me kryebashkiaken Voltana Ademi.

Natyrisht është diskutuar për zgjidhjen e problemit, por gazeta mëson se numri një i bashkisë ka qenë kundër faktit që futbollistët në këtë moment nuk kanë pranuar të stërviten.

Duke qenë se çdo gjë është në dorë të Këshillit Bashkiak, drejtuesit e klubit kanë urdhëruar trajnerin Jonuz dhe pjesëtarët e stafit të paraqiten në stërvitje në orën 17:00 për të parë se cili nga lojtarët do të vinte.

Gjithsesi, asnjë futbollist nuk pranoi të stërvitej dhe kësisoj pas këtij refuzimi, klubi do të përgatisë gjoba ose masa drastike.

Megjithate çdo gje do te mesohet ditet e ardhshme teksa do te shikohet edhe qendromi i futbollisteve, nese ata do te vazhdojne bojkotin apo jo.