Gjithmonë ka pasur diskutime se bota e futbollit qarkullon sasi parash jashtë normales dhe se futbollistët paguhen më shumë se duhet, përshembull në krahasim me një mjek. Por për të shfrenuar totalisht imagjinatën mendoi Al Nasr që nënshkroi me Ronaldon.

Kontrata e nënshkruar nga portugezi është jashtë normales me 200 milionë euro të fituar në vit. Ronaldo fiton 6.3 dollarë në çdo sekondë, në 16 sekonda ai fiton rreth 100 dollarë.

Duke marrë si shembull gjumin 8 orë të Ronaldos, portugezi paguhet vetëm gjatë kësaj periudhe për 182 mijë euro, ndërsa dita e tij kushton 548 mijë euro. Ky eshte realiteti aktual i futbollit dhe sigurisht qe askush nuk mund ta pengoje ate.

Por kjo kontrate e Ronaldos duhet pranuar se ka sjelle nje pakenaqesi shume te madhe tek nje pjese e madhe e njerezve sepse ne keto dite kur flitet per kriza ekonomike apo gjera te tilla, shifra te tilla kontrate jane te pajustifikueshme.