Policia e Katalunjës hap një hetim për mbrojtësin brazilian Dani Alves, pasi në drejtim të tij ka ardhur një denoncim për ngacmim seksual nga ana e një qytetareje spanjolle.
Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në një klub nate në Barcelonë, mbrëmjen e 30 dhjetorit,teksa denoncuesja akuzon mbrojtësin brazilian se e ka prekur në pjesët intime përpos kundërshtive të saj.
Përfaqësuesit e brazilianit, të kontaktuar nga mediat spanjolle, kanë pranuar incidentit e ndodhur mbrëmjen e 30 dhjetorit, por kanë sqaruar se ishte diçka e parëndësishme dhe kanë refuzuar të japin më shumë detaje.
Karriera e futbollistit po shkon drejt fundit natyrisht dhe grumbullimi i tij edhe ne Boteror me kombetaren e vendit te tij ishte “qershia mbi torte”, por akuzat e fundit sigurisht qe e kane prishur jo pak imazhin e tij.