Sot kanë nisur edhe ndeshjet kualifikuese për 19-vjeçarët në mbarë Europën. Një nga takimet që është zhvilluar në mesditë ka qenë edhe ai mes Gjermanisë u-19 dhe Armenisë u-19. Ndeshja e vlefshme për grupin 12 ka parë si fitues gjermanët me rezultatin 5-0.

Por ajo që ka rënë në sy në këtë takim është Brajan Gruda. Sulmuesi me origjinë shkodrane, por i lindur dhe rritur në Gjermani ka arritur që të gjejë golin me fanellën gjermane. I aktivizuar në formacion, në rolin e sulmuesit të djathtë, Grudaka hapur serinë e golave në minutën e 24-ët.

Duke bërë kështu që të hapet rruga e fitores për kombëtaren gjermane. Ai është pasardhës i familjes së famshme sportive Gruda në Shkodër, ku të gjithë kanë luajtur me Vllazninë duke spikatur në futbollin tonë.

18-vjeçari është pjesë e Mainz dhe momentalisht përfaqëson kombëtaren gjermane, por të ardhmes asnjëherë nuk i dihet. Sepse ndoshta një ditë mund ta shohim veshur me fanellën kuqezi të kombëtares shqiptare.
Endri ÇINARI