Kujtim Shaba, një nga figurat e njohura të futbollit shkodran ka folur së fundmi për situatën tek kuqeblutë. Në një dalje të tijën televizive në Star Plus, ai theksoi mungesën e grintës tek skuadra. Duke theksuar se Vllaznia ka elementë cilësor, por gjithashtu që futbollistët e stolit kanë diferenca me ata të formacionit.

Shaba tha:”Me të vërtetë ishte një humbje e papritur kjo kundër Egnatias. Jo disfata sepse në sport këto ndodhin, por mënyra si luajti ekipi. Pa grintë dhe pa pikën e dëshirës, e kundërta e rrogozhinasve.

Që pikërisht këtu e fituan ndeshjen, tek grinta dhe dëshira. Sepse po ti marrim në analizë, në asnjë çast nuk ka Egnatia më kualitet se sa Vllaznia.

Por dua të theksoj se edhe futbollistët e ardhur apo edhe ata të stolit kanë diferenca me futbollistët titullarë. Për afrimet kam rezervat e mia, ku përjashtoj vetëm Boshnjakun që deri më tani ka bindur. Futbollistët duhet ta rikthejnë skuadrën ku e duan të gjithë e po ashtu tek objektivat që kanë drejtuesit këtë edicion”.

Endri ÇINARI