Java e 27-të e Superligës dhe përfundmi i gjithë fazës së tretë të kampionatit do marrë formë në këtë fundjavë. Ku ekipet e elitës së futbollit tonë do zbresin në fushën e blertë pas pushimit, kjo për shkak të ndeshjes së kombëtares shqiptare kundër Polonisë. Vllaznia në këtë raund do presë në Shkodër ekipin e Bylis.

Shkodranët vijnë pas ndryshimeve në stafin teknik, ku largim i Joses do i japë mundësinë që të debutojë në stol një emri të njohur të futbollit shkodran si Auron Miloti. Fitorja është një opsion që nuk duhet diskutuar në këto momente në kampin shkodran që do më patjetër ti afrohet kreut të klasifikimit dhe pretendimeve për titull kampion.

Por nga ana tjetër edhe Bylis ka pretendimet e veta për qëndrimi në Superiore dhe nga Shkodra, sezoni i tyre mund të marrë totalisht një drejtim. E pikërisht do ishin mallakastriotët që para dy sezonesh, ku Vllazni pretendonte për titull kampion, do realizonin një goditje të rëndë në ‘Loro Boriçi’.

Pikërisht më 12.03.2021, Bylis fitonte me përmbysje në Shkodër në shifrat 1-2, ku golit të Dilaver i përgjigjeshin ata të Spahiut dhe Bejit. Atë sezon Vllaznia humbiste titullin vetëm nga golavarazhi më i dobët kundrejt Teutë e ndërsa Bylis rrëzohej në Kategorinë e Parë. Situata është pak a shumë e ngjashme e kësaj here Vllaznisë nuk i lejohen hapa falsë si në të shkuarën.
Endri ÇINARI