Vllaznia do jetë ditën e sotme vizitore në Kukës përballë vendasve. Një takim shumë vështirë për shkodranët në javën e 11-të. Kjo pasi edhe veri lindorët duan të reagojnë para tifozëve të tyre pas humbjes në shifrat 4-1 kundër Tiranës në javën e 10-të.

Enkeleid Dobi ka projektuar edhe formacionin titullar kundër shkodranëve. Mungesë për kuksianët do jetë Edison Ndreca, që u ndëshkua me kartonin e kuq në duelin kundër bardhebluve. Kështu në portë pritet i përherëshmi, Angelos Tafas. Mbrojtja e përbërë nga 3 ku emrat priten të jenë: Bytyçi, Ferreira dhe Ebert.

Në mesfushë dy vëllezërit Shqiprim dhe Gjelbrim Taipi me shumë mundësi do jenë titullarë. Nga krahët Meksi pritet në të djathtë dhe Haxhiu majtas. Në sulm Barbosa që ka kaluar një formë të mirë këtë kampionat do ketë mbështetjen e Basa dhe Gyasi nga krahët.

Një formacion 3-4-3 ky i Dobit që pritet të sfidojë Vllazninë ditën e sotme. Një duel shumë interesant do zhvillohet sot në Kukës mes dy skuadrave që kanë ambicie të mëdha në këtë edicion, por që ende nuk kanë shprehur potencialin e tyre të plotë.
Endri ÇINARI