Kukësi i femrave ose siç njihet ndryshe, ekipi i Murlanit, nuk ka rezistuar dot as në ndeshjen e djeshme, teksa është mposhtur me rezultatin e ngushtë 0-1 nga Lushnja e vendit të fundit. Kjo ndeshje është luajtur pasdrekën e djeshme në Barbullush, në kuadrin e takimeve të javës së 13-të të kampionatit të femrave.

Në fakt, pritej të ishte një takim i lehtë për Kukësin e femrave, sepse përballë kësaj skuadre ka qenë Lushnja e vendit të fundit. Megjithatë, nuk ka rezultuar aspak një gjë e tillë.

Skuadra mike e Lushnjës është mbrojtur përgjithësisht mirë dhe ia ka dalë të shënojë edhe një gol në pjesën e dytë të ndeshjes. Ndërkohë nga ana tjetër, skuadra e Kukësit kërkoi të kundërpërgjigjej për të barazuar rezultatin, por nuk ia ka dalë të marrë qoftë edhe një pikë në shtëpinë e saj.

Kështu, e gjithë ndeshja është mbyllur me fitoren e ngushtë 0-1 në favor të Lushnjës. Me këtë humbje, Kukësi në futboll për femra ose ndryshe ish-Murlani ndodhet në vendin e tetë të renditjes në kuotën e 0-pikëve. /Maringlen ZHIVANI/

Futboll femra: Kukësi-Lushnja 0-1

Formacioni i Kukësit: Palalej, Meta, Avullija, Toma, Tahiri, Ndoci, Vasa, A. Rraboshta, Dini, Prendi, Nika (u aktivizuan: Gjergji, E. Rraboshta, Kasemi, Rrotaj, G. Rraboshta dhe Smajli)