HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKukësi ndaj Vllaznisë luan në mesditë, dritat në stadiumin e ri janë...

Kukësi ndaj Vllaznisë luan në mesditë, dritat në stadiumin e ri janë vetëm për zbukurim

Edhe pse Kukësi ka një impiant cilësor dhe me një ndriçim funksional, bie në sy fakti që verilindorët nuk kanë luajtur asnjë takim me drita këtë sezon.

Një situatë e çuditshme, pasi dihet që ndeshjet në mbrëmje zakonisht thithin më shumë tifozë në stadium dhe Kukësi ka bërë vazhdimisht thirrje për prezencën e tyre.

Madje, këta të fundit janë ankuar nëpër rrjete sociale për këtë fakt. Edhe ndeshja e së dielës ndaj Vllaznisë, e cila konsiderohet si e rëndësishme është programuar të luhet në orën 15:00.

Për aq kohë sa Kukësi nuk ka luajtura asnjë ndeshje me drita, me të drejtë lindin dyshimet nëse impianti është tërësisht funksional në këtë aspekt apo jo.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments