HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKukësi ndalet në Shkodër nga Laçi

Kukësi ndalet në Shkodër nga Laçi

Kukësi është ndalur në javën e tretë të Kategorisë Superiore, aty ku ndaj Laçit ka barazuar me rezultatin 1-1 në “Loro Boriçi”. Verilindorët kanë arritur të dominojnë takimin dhe të jenë më kërkues të golit, megjithatë e kanë pasur të vështirë të gjejnë hapësira ën mbrojtjen kurbinase.

Këta të fundit e kanë përqendruar lojën e tyre te kundërsulmet dhe ka qenë Nuabueze që ka shënuar një supergol. Kur dukej se takimi po shkonte drejt fundit, Musta ka shënuar golin e barazimit me një goditje nga distanca, gol ky që ka mjaftuar për t’i dhënë Kukësit një pikë.

Skuadra do të kenë disa ditë pushim për shkak të kombëtares ndërkohë që pas pushimeve, Kukësi luan ndaj Bylisit në transfertë ndërsa Laçi pret Partizanin. /VipSport/

Kukësi-Laçi 1-1
Shënues: 87’Musta/ 52’Nuabueze

Kukësi: Avdyli, Maliqi (46’Abazaj), Obanor, Teqja, Kitanovski, Rroca, Limaj(79’Kotobelli), Et’hemi, Musta, Shkurtaj, Gavazaj (68’Daku)
Trajner. Shpëtim Duro

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Gjoni, Injatoviç, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Lushkja, Xhixha (79’Berisha), Deliu (93’Gjini), Nuabueze
Trajner. Sulejman Starova

Gjyqtarët: Klodian Shahini, Ilir Tartari, Renato Malaj, Emirjon Sino

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments