Kukësi ka zyrtarizuar afrimin e Laurenc Xhekës (tre vite) dhe Layton Ndukwu (dy vite). Lojtarët kanë qenë në stërvitje prej kohësh me grupin, duke plotësuar kështu kërkesat e Skënder Gegës për pozicionin e mesfushës dhe sulmit. 22 vjeçari Xheka luan në mesin e fushës, ndërsa sulmuesi anësor anglez, Ndukwu ka dalë nga moshat e Leicester, duke luajtur me ekipin A të “Dhelprave”.

Njoftimi:

Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori Laurenc Xheka dhe mesfushori anglez Layton Ndukwu janë zyrtarisht futbollistë të skuadrës sonë! Xheka ka firmosur me klubin tonë për 3 sezonet e ardhshme, ndërsa Layton ka firmosur për dy sezone.

22 vjeçari Xheka vjen te Kukësi nga ekipi i Korabit, teksa në të shkuarën ka luajtur edhe për Kastriotin e Teutën. Nga ana tjetër Layton ka luajtur në kampionatin anglez, duke qenë një prodhim i akademisë së Leicester City, teksa ka debutuar edhe me ekipin e parë. Në të shkuarën, 23 vjeçari ka qenë pjesë e moshave të Anglisë

Klubi i Kukësit ju uron mirëseardhje futbollistëve Laurenc Xheka dhe Lyton Ndukwu dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Laurenc! Welcome Layton!