Dinamo ka gjetur akordin dhe ka bërë të vetin mbrojtësin Patrik Fetaj. 24 vjeçari ka mbyllur marrëveshjen me Besëlidhjen, duke u larguar pas katër sezonesh nga Lezha, aty ku mbajti edhe shiritin e kapitenit.

I dalë nga moshat e Partizanit, lojtari me origjinë nga Puka tanimë është pjesë e Bluve. Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga “transfermarkt”, që e quan lojtarin pjesë të Dinamos.

Ne fakt jane disa futbolliste te cilet jane ofruar tek kjo skuader por deri me tani nuk ka ende asnje konfirmim zyrtar. Mbetet që Blutë të prezantojnë afrimet e verës në prag të sezonit të ri, me Fetaj që ka bindur trajnerin Nevil Dede. Kujtojmë se në 3 shtator Dinamos nis garën në Kategorinë e Parë, me objektiv ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar.

Perpos Fetajt, dinamovitet kane ofruar edhe disa futbolliste te tjere lezhjane ku padyshim qe duhet vleresuar edhe golashenuesi i njohur Redon Danaj apo dhe te tjere qe pritet t’i ndihmojne ata per te arritur objektivin e tyre, ngjitjen ne Superlige.