Ditën e djeshme Kosova bëri hapin historik përsa i përket arritjes së tyre në futboll në të gjithë historinë e kësaj përfaqësuese. Me fitoren e djeshme kundër Azerbajxhanit, dardanasit arritën ta mbyllnin fazën e grupeve të “Ligës së Kombeve” si kokë e saj, duke lënë pas azerët me 5 pikë.

Skuadra e drejtuar nga Shaland tashmë është në gjysëmfinale të kompeticionit më të ri të UEFA-s. Aty do të kenë përballë skuadrën e Maqedonisë, e cila pjesa më e madhe e saj përbëhet nga lojtarë me origjinë shqiptare. Kjo sfidë do të luhet vetëm me një ndeshje dhe do të zhvillohet në Shkup.

Një qytet ky ku Kosova nuk medohet ta ketë fare problem faktin që do të luajë në transfertë, pasi Shkupi është një qytet që pjesa më e madhe e tij përbëhet nga shqiptarë. Skuadra e Shaland mendohet ta ketë më të letë në këtë qytet, pasi edhe mbështetja për ta nuk mund të mungojë.

Për të vazhduar ëndrrën Europiane, dardanasit i duhen të marrin edhe dy fitore për të arritur në kualifikimin e madh. Kosova tashmë po jeton ëndrrën europiane dhe këtë gjë duhet ta bëjë më së miri pasi e ka treguar që është një skuadrë plot me talente dhe mundësit për një kualifikim të mundshëm ne Euro 2020 është i madh. /Shqiperia.ch/