Universitatea e Krajoves, kundershtari i Vllaznise ne edicionin e sivjetem te “Conference League” duket se eshte ne fazen e riorganizimit. Kjo pas ardhjes se trajnerit te ri Lazlo Balint i cili mesa duket ka nder mend te ndryshoje shume gjera tek kjo skuader.
Ai vete ne prononcimin e dhene sot pas hedhjes se shortit, eshte shprehur se Universitatea ka nevoje per perforcime, nderkohe qe vete klubi ka zyrtarizuar sot nje tjeter largim nga rradhet e tij.
“Universitatea Craiova njofton se Ovidiu Bic është transferuar përgjithmonë tek Universitatea Cluj. Falenderojmë Ovidin për zhvillimet me blutë dhe i urojmë suksese në të ardhmen”- shkruhet ne faqen e klubit rumun.
Ne fakt Ovidiu mesohet se nuk ka qene nje nga lojtaret e rendesishem per Universitatea ne sezonin e fundit. Ai eshte nje mesfushor dhe ne sezonin e fundit ka luajtur ne 12 ndeshje dhe ka shenuar 1 gol per ekipin e tij.
ne ditet ne vijim me shume siguri kundershtaret e Vllaznise do te forcohet me te tjere lojtare cilesore. Ata vertete mendojne se kane me shume shanse se ekipi shqiptar per kualifikim, por gjithsesi nuk duan ta pesojne si vitin e kaluar kur u eliminuan nga Laçi./SHKODRA-SPORT.COM/