Pas fitores 3-0 ndaj Vllaznise ne ndeshjen e kthimit te turit te dyte te “Conference League”, Universitatea Craiova ka perseritur te njejtin rezultat dhe te njejtin sukses edhe ne sfiden e dyte te turit te trete te ketij kompeticioni, ate ndaj Zoryas dhe ne kete menyre kualifikohet per ne turin tjeter.

Skuadra rumune tregon ne kete menyre se e ka marre shume seriozisht pjesmarrjen e sivjetme ne Europe duke shlyer gabimet e bera ne dy sezonet e kaluara. Pasditen e sotme ajo ka luajtur ne fushen e saj ndaj ukrainasve te Zoryas me objektivin e qarte per te permbysur humbjen 0-1 ne ndeshjen e pare.

Dhe ne fakt ia kane dale, madje pa shume veshtiresi. Ne minuten e 5-te ata kane zhbllokuar rezultatin me golin e shenuar nga braziliani qe i shenoi edhe Vllaznise, Raul Silva. Pjesa e pare do te mbyllej me kete gol.

Ne te dyten do te vinin edhe dy golat e tjere qe do te shenoheshin brenda 4 minutash. Te te 52-ten ka qene Baiaram qe ka dyfishuar shifrat dhe me pas do te ishte rradha e Cretu per te mbyllur ndeshjen dhe per te siguruar kualifikimin e Craiovas.

Kjo e fundit e sheh veten te kualifikuar per me tej, nderkohe qe Vllaznise nuk duhet t’i mbese asgje merak sepse kundershtari i saj po tregon se sivjet eshte ne superforme dhe kerkon te shkoje edhe me tutje ne garen europiane./SHKODRA-SPORT.COM/