Për të tretin vit me rradhë, është zhvilluar kupa me emrin “Agim Tafili”, në nderim të legjendës së çiklizmit shkodran dhe atij shqiptar. Aktiviteti I organizuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit, edhe këtë vit ka patur mbështetjen e Komunës Berdicë, e cila ka respektuar në maksimum djalin e kësaj zone. Gara ka nisur paraditen e sotme në Tiranë dhe çiklistët kanë mbërritur në Shkodër në orët e mesditës.
Mbërritja e çiklistëve është bërë pikërisht tek vendlindja e Agim Tafilit, pikërisht tek Harku I Berdicës ku kishin dalë për të pritur sportistët edhe presidenti I Federatës Shqiptare të Çiklizmit Skender Anxhaku, prefekti I Shkodrës Paulin Radovani, kryetari I komunës Berdicë Besnik Brahimi dhe të tjerë personalitete.Më të mirët në këtë garë kanë rezultuar tre çiklistët e Apolonisë e pikërisht Marolino Hoxha, Jonuz Lime dhe Krisel Dako të cilët kanë zënë dhe tre vendet e para. Pas përfundimit të garës, është zhvilluar në ambjentet e Komunës Berdicë edhe ceremonia e dorëzimit të çertifikatëve dhe shpërblimeve financiare të vendosur nga ana e kësaj komune për tre vendet e para. Po ashtu, ka patur edhe një kupë të veçantë për familjen Tafili ndërkohë që Federata Shqiptare e Çiklizmit I ka dhënë një mirënjohje kryetarit të Komunës Berdicë Besnik Brahimi për mbështetjen e dhënë organizimit të kësaj kupe. Protagonistët kryesorë të këtij aktiviteti janë shprehur të kënaqur për mbarëvajtjen e tij dhe mbi të gjitha mbi nderimin që vazhdon t’I bëhet figurës së Agim Tafilit. Në kupën “Agim Tafili” ka marrë pjesë edhe ekipi I Vllaznisë ku figurën më të mirë e ka bërë sportisti Bruno Kola I cili ka mbërritur me ekipin e parë në finish ndërkohë që edhe çiklistët e tjerë kanë treguar se kanë të ardhme në këtë sport.
© shkodrasport.com