Kupa Ballkanike: Vllaznia- Beroe Stara Zagora (Bullgari) 4-0
Ndeshja u luajt në stadiumin “Vojo Kushi” të Shkodrës më 23 dhjetor 1967 dhe ekipet luajtën me këto formacione:
Vllaznia: Z. Dani, Çapaliku, Gjoni, Dedja, Mema, Lekaj, Gjergji, Rragami, Bizi, Zhega dhe S. Dani. Trajner: Xh. Shaqiri
Beroe: Kerstev, Barakov, Todorov, Velçev, Ivanov, Karaxhov, Kirov, Jançevski, Dimitrov, Stojanov, Bançev. U aktivizua edhe Kajev.
Gjyqtarë: Ratko Çanak (Jugosllavi), Ramiz Pregja, Agim Lika (Shqipëri)
Shënues: S. Dani 44′, Mema 68′, Rragami 76′, Gjergji 84′
Deklarata e trajnerit Xhevdet Shaqiri pas ndeshjes:
“Fituam kundër një ekipi të fortë dhe të përgatitur mirë , gjë të cilën e vërejtën edhe sportdashësit gjatë ndeshjes. Rezultati i arritur ishte përpjekja e tërë ekipit gjatë 90 minutave, por në veçantinë 45 minutat e dyta.Në pjesën e parë ekipi ynë kërkonte të shpërthente 80 përqind të aksioneve të tij në mesin e fushës, jo nga krahët, gjë e cila i dha mundësi kundërshtarit të bënte një mbrojtje të ngjeshur.
Këtu duhet vënë fakti se edhe me topin punohej ngadalë. Në pjesën e dytë u punua më shpejt me topin, duke përdorur mirë edhe lojën në krahë. Goli i tretë dhe i katërt ishin rezultat pikërisht i kësaj loje”.