Egnatia po shet disa futbollistë gjatë këtyre ditëve. Kështu, gjatë ditës së sotme, ajo ka shitur edhe azerbajxhanasin Vusal Isgandarli në Turqi tek Boluspor. Isgandarli është një futbollist, i cili ka ardhur në Shqipëri falë ndërhyrjes së menaxherit shkodran Alsid Tafili dhe po falë tij sërish, është shitur në Turqi tek Boluspor.

Në fakt Tafili, siç dihet tashmë, përveç detyrës së trajnerit tek Vllaznia U-16, ka disa kohë që ka nisur të kryejë edhe rolin e menaxherit, duke punuar për kompaninë e menaxhimit “DD Management Group”.

Ai bashkë me kolegun e tij, Dionis Dërdovski, kanë kryer një numër të konsiderueshëm transfertash dhe e fundit është kjo e sulmuesit azerbajxhanas Isgandarli. Në vazhdim, Tafili pritet të kryejë edhe transferimin e sulmuesit tjetër të Egnatias, Paulauskas, në një ekip jashtë Shqipërie.

Pjesë e kompanisë “DD Management Group” të Dërdovskit dhe Tafili janë edhe futbollistë si Belajdi Pusi, Renato Malota, Gledjan Pusi, Erjon Vucaj, Gëzim Krasniqi, Klaudio Leka dhe Dior Zabërgja./M.P/