Kampionati i Superiores do ia lere vendin kete mesjave ndeshjeve te turit çerekfinal te Kupes se Shqiperise. Jane kater ndeshje te cilat pritet me interes sepse tete skuadrat skuadrat pjesmarrese ne te, do te kerkojne te hedhin nje hap te rendesishem per kalimin ne turin gjysmefinal.

Vllaznia nderkohe do te jete udhetuese sepse do te luaje ne Rrogozhine ndaj Erzenit, skuader qe siç dihet tashme drejtohet nga trajneri Skerdi Bejzade.

Kuptohet qe synimet e te dy ekipeve jane krejtesisht te ndryshme por kjo nuk do te thote se shijakasit nuk kane pretendime ne kete kompeticion, krejt ndryshe nga shkodranet qe jane ne gare ne te dy frontet.

Pritet qe ne stadiumin “Egnatia Arena” te merkuren ne oren 13.30 te zhvillohet nje takim interesant ku te dy ekipet do te kene pikesynim te qarte per ta fituar ate, per t’ia bere me te lehte kualifikimin vetes pas dy javesh ne Shkoder.

Ja kalendari i plote i ndeshjeve te ketij turi te Kupes se Shqiperise:

NESER, 20 SHKURT 2024

Kukesi- Partizani ora 13:30

Teuta- Tirana ora 17:00


TE MERKUREN, 21 SHKURT 2024

Laçi- Egnatia ora 13:30

Erzeni- Vllaznia ora 13:30