Diten e djeshme mesohet qe te kete patur nje takim te drejtuesve te larte te klubit Vllaznia teksa eshte biseduar edhe per te ardhmen.

Natyrisht qe ne qender te bisedes ka qene edhe problemi i emerimit te administratorit te ri. Kjo gje konsiderohet nje prioritet, per te vazhduar me pas me emerimin e trajnerit dhe formimit te skuadres.

Lëvizja e parë është ajo e zyrtarizimit të ish-futbollistit të njohur Suad Lici në rolin e administratorit të klubit, duke zënë kështu vendin e Astrit Gjyrezit, i larguar pak kohë më parë.

Vllaznia duhet të riorganizohet sa më mirë jo vetëm që të kthehet sa më parë në elitën e futbollit shqiptar, por të hedhë themele të forta për të ardhmen, për të mos u gjendur më në këto pozita.

Keto levizje mendohet te behen gjate ketyre diteve ndersa ekipit do te nise stervitjen ne fillimin e javes qe vjen.
www.shkodrasport.com