Partizani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në Kupën e Shqipërisë duke mundur në transfertë në ndeshjen e parë Elbasanin me rezultatin 1-0.
Pjesa e parë foli thuajse vetëm për të kuqtë të cilët shpërdoruan një mori rastesh për të shënuar duke humbur mundësi të shkëlqyer para Janaçek. Elbasani rregulloi lojën sulmuese në pjesën e dytë, teksa iu afrua më shumë golit si dhe goditi edhe shtyllën.
Por në fundin e sfidës, me skuadrat të cilin ishin shumë të shtrira në fushë, Skuka u pengua nga Kasa me gjyqtarin i cili fillimisht akordoi faull jashtë zone e më pas penallti. Skuka nuk gaboi nga pika e bardhë, duke shënuar golin që i dha fitoren minimale skuadrës së tej në ndeshjen e parë, mes kontestimeve të ekipit vendas.
ELBASANI-PARTIZANI 0-1
90’+3′ Skuka


