Kupa e Shqiperise per sezonin 2022-23 do te startoje diten e enjte me ndeshjet e turit paraeliminator dhe do te jene dy ekipet veriore, Veleçiku dhe Murlani, ato qe do ta hapin te para kete kompeticion.
Derbi i kategorise se dyte fillon para startimit te kampionati. Behet fjale per perballjen mes Veleciku-KF Murlani. Nje perballje mes dy ekipesh qe e mbyllen sezonin 2021-2022 ne play-off, njera ne vendin e dyte dhe tjetra ne te pestin.
Sfida do te luhet ne Koplik dhe do te percaktoje skuadren qe do te avancoje me tej ne kete kompeticion. Nga njera ane do jete ekipi i Velecikut i cili duket i “kolauduar” plotesisht tashme, edhe sepse ka marre disa lojtare dhe ka bere merkato. Gjithashtu edhe stervitjen e ka filluar me heret.
Ne krahun tjeter do jete ekipi i Murlanit i cili vetem para 3 ditesh ka filluar stervitjen, por eshte nje ekip qe ka surprizuar me debutimin e tij fillimisht ne kategorine e trete dhe pastaj ne te dyten.
Perballja Veleçiku- Murlani do te jete edhe nje duel mes dy trajnereve, Dritan Smajlit dhe Vahedin Pepaj. Te dy trajnere te sapoemeruar ne krye te ketyre ekipeve, por qe kane lene gjurme ne futbollin shqiptar.
Afrimet e KF Murlanit nuk jane bere publike por disa lojtare me eksperience jane pjese e dy skuadrave, si per shembull: Erind Selimaj dhe Ari Djepaxhia tek KF Murlani, ndersa tek Veleciku jane emra si Arenc Dibra, Arsen Elbasani. Ndeshja do te luhet diten e enjte me date 15 dhe pritet te jete nje ndeshje me surpriza ne fushen e Veleçikut ne Koplik./SHKODRA-SPORT.COM/