Skuadra e Vllaznisë mori ditën e djeshme një disfatë mjaft të rëndë në transfertë kundër Egnatias me rezultatin 3-0. Një 90 minutësh për tu harruar për të besuarit e Mirel Josës, të cilët përveçse pësuan një humbje të turpshme nuk arritën dot që për asnjë moment të krijonin një rast të rrezikshëm në portën kundërshtare.
Kjo disfatë nuk ka kaluar lehtë për tifozët shkodran të cilët ishin në një numër të konsiderueshëm në shkallët e stadiumit të Rrogozhinës.
Nderkohe pjestare te tyre kane telefonuar gjate dites se djeshme ne redaksine e “Shkodra Sport” per te shprehur indinjaten e tyre ne lidhje me sjelljen e sulmuesit Mehdi Çoba.
Gjithçka ka nisur kur Çoba po kryente nxehjen pranë tifozëve të cilët të revoltuar kanë shpërthyer në kritika ndaj lojtarit. Sulmuesi nuk ka ruajtur qetësinë duke iu kthyer edhe ai tifozëve, duke sjellë një acarim të madh mes dy palëve.
Tifozet pretendojne se Çoba i ka share e ofenduar, megjithate kjo mbetet per t’u konfirmuar. Sigurisht qe drejtuesit e klubit do te ndalen tek kjo çeshtje per te pyetur edhe lojtarin dhe mbase mund te kete edhe ndonje mase ndeshkimore nese vertetohet fakti qe ai ka reaguar keq ndaj tifozeve, megjithate gjerat do sqarohen.
Mjafton nje humbje dhe te Vllaznia dalin ne skene probleme nga me te ndryshmet dhe pas kesaj me Egnatian tashme ka lindur edhe çeshtja “Çoba” por kuptohet qe çdo gje do te zgjidhet ne menyren e duhur./SHKODRA-SPORT.COM/